Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për aksidentin tragjik në Greqi ku mbetën të vdekur mbi 30 persona.
Ai thotë se gjatë kësaj tragjedie, Kosova qëndron me Greqinë.
“Është zemërthyer të zgjohesh me lajmin për përplasjen e tmerrshme të trenit në Greqinë qendrore mbrëmë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Kosova qëndron me Greqinë gjatë kësaj tragjedie dhe populli i Greqisë është në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar ai.