Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në prezantimin e analizës për reformën e administratës së shërbimit prokurorial, të organizuar nga Projekti EUKOJUST.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Kelmendi ka theksuar se është duke u punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë që nëpërmjet reformave të përmirësohen shërbimet e sistemit prokurorial dhe qasja në drejtësi.
“Në këtë drejtim, U.D Kryeprokurori Kelmendi, ka potencuar se jemi në rrugë të mbarë për t’i arritur sukseset tona si sistem dhe për këtë arsye, reformat administrative janë më së të domosdoshme për të pasur një administratë efektive që është funksionale, e cila, sjellë rezultate në punën e vet dhe rezultatet e administratës do të krijojnë një lehtësim për secilin njeri që ka nevojë për të pasur qasje në drejtësi, respektivisht që ka nevojë për të marrë shërbime nga sistemi prokurorial i Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.