Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tanimë ndodhen në Bruksel për takimet me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këta dy të fundit, pas takimit me Kurtin do të zhvillojnë edhe një takim ndaras me presidentin serb, Aleksandër.
Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimi i Borrell me Kurtin dhe Vuçiqin do të ndodhë në ora 17:15.
Fokusi i takimit do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimeve, Borrell pritet të mbajë konferencë për media.