Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e sapoemëruar të Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, të cilin e ka falënderuar për “mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës dhe qytetarëve tonë në shumë sfera”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë të hënës së 27 shkurtit, ka pritur në takim ambasadorin e ri turk, Tunç Angılı.
Krasniqi dhe Angılı kanë diskutuar rreth marrëdhënieve që ka shteti i Kosovës dhe ai i Turqisë.
Ndër të tjera, kanë diskutuar edhe për situatën pas tërmetit shkatërrues e vdekjeprurës që ndodhi javë më parë.
“Përveç vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, së bashku diskutuam edhe për gjendjen aktuale në Turqi pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e dhjetëra mijëra personave”, ka cituar Krasniqi në facebook.