Një burrë i moshës 33 vjeçare ka vdekur në një aksident në fshatin Hodonoc të Kamenicës.
Pos tij të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.
Lajmi u konfirmua nga Valon Osmani nga Policia e Kosovës, shkruan Demokracia.com.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan.”, ka thënë Osmani.
Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve.