Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti i kanë plotësuar të gjitha kushtet për t’u larguar nga ky post, pasi që sipas tij janë qeveri e dobët dhe e keqe për Kosovën.
“Dështimi i Kurtit nuk është dështim i Kurtit në planin me marrëveshjen me Serbinë por është dështim i Kosovës. Pra nuk kemi ne interes me deshtu Kurtin në këtë rast edhe Kosovën në një marrëveshje me Serbinë e cila është propozim i aleatëve tonë të sigurisë.”, tha ai