Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur Konsullin e ri të Përgjithshëm Turk në Prizren, Celal Doĝan.
Në këtë takim mes të tjerash u diskutua edhe për fuqizimin e marrëdhënieve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta për të dy vendet.
Postimi i tij i plotë:
Pata nderin ta pres sot Konsullin e ri të Përgjithshëm Turk në Prizren, Celal Doĝan, në një takim njoftues, të cilit i dëshirova mirëseardhje dhe e urova për detyrën e re.
Me këtë rast, diskutuam për fuqizimin e marrëdhënieve tona dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.
Turqia ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat e shtet ndërtimit në Kosovë dhe vazhdon ta mbështes atë në forcimin dhe konsolidimit e mëtejmë të shtetit.