Prokurori në Prokurorinë Speciale e ka refuzuar avokatin e familjes Dehari, Tomë Gashi që të jetë i pranishëm në marrjen në pyetje të deputetit të VV-së, Haki Abazi.
Tomë Gashi është parë duke dalë jashtë objektit të Prokurorisë Speciale pasi kishte tentuar që të jetë i pranishëm në këtë intervistim.
Ndryshe Tomë Gashi është avokat mbrojtës i familjes së Astrit Deharit dhe nuk dihet se si tentoi të marrë pjesë në intervistimin e Haki Abazit.
Abazi gjatë të enjtes mbajti një konferencë për media ku ndër të tjerash foli për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari.