Nëse keni simptoma, si lodhje, dhimbje nyjash, probleme me lëkurën dhe tretjen, ka mundësi që të përballeni me inflamacion dhe tani ju sjellim disa pije me të cilat mund ta lehtësoni atë.
Një nga inflamacionet që mund të na godasin është inflamacioni kronik i shkallës së ulët – domethënë, kur sistemi imunitar i trupit tuaj pompon substanca inflamatore si një mënyrë për të hequr qafe lëndimet dhe sëmundjet.
Në vijim jua sjellim disa pije që mund t’ju ndihmojnë:
Lëngu i ananasit
Një nga preparatet më të hulumtuara dhe më të fuqishme anti-inflamatore është bromelain – një enzimë që gjendet në ananas – e cila ka shumë efekte të mundshme terapeutike për trajtimin e kancerit, djegieve dhe sëmundjeve kardiovaskulare, për shkak të vetive antikoagulante, si edhe është e dobishme kundër alergjive, sinusitit dhe artritit. Një nga arsyet pse bromelaina është kaq efektive është se absorbohet shpejt nga trupi dhe qëndron atje për një periudhë të konsiderueshme.
Studimet kanë treguar se bromelaina prodhon efekte analgjezike dhe anti-inflamatore te pacientët me artrit reumatoid dhe redukton dhimbjen dhe inflamacionin e gjurit te pacientët me osteoartrit. Lëngu i ananasit i marrë pas stërvitjes madje mund të lehtësojë inflamacionin pas ushtrimeve duke ndihmuar në riparimin dhe zbutjen e dhimbjeve të muskujve, sepse është gjithashtu i pasur me kalium.
Qumështi i ngrohtë me shafran të Indisë
Kjo erëz portokalli përmban një përbërës të fuqishëm anti-inflamator të quajtur kurkumin, i cili ndihmon në uljen e rrezikut të shumë sëmundjeve kronike, si dhe në zbutjen e dhimbjeve inflamatore të shkaktuara nga osteoartriti.
Mund ta shtoni lehtësisht shafranin e Indisë në vakte dhe pije, dhe mund të përdoret gjithashtu për të bërë çaj të këndshëm. Por, meqenëse kurkumina përthithet më mirë nga trupi kur merret me pak yndyrë, përzierja e shafranit të Indisë me qumështin është ndoshta alternativa më e mirë.
Çaji i gjelbër
Çaji gjelbër është nga pijet më të shëndetshme që mund të pini. Është plot me antioksidantë që luftojnë sëmundjet, si dhe përmban antioksidantin EGCG, për të cilin hulumtimet tregojnë se mund të përmirësojë djegien e yndyrës dhe të rritë metabolizmin.
Ndër variacionet më të mira të çajit jeshil është matcha, i cili përmban një përqendrim më të lartë të epigallocatechin gallate (EGCG) që është gjithashtu një nga polifenolet më të forta anti-inflamatore, ashtu që pirja e këtij çaji mund të zvogëlojë simptomat e çrregullimeve të ndryshme inflamatore.
Supa e bërë nga zierja e eshtrave
Nuk ka dyshim se keni përdorur ujë e zier me kocka si bazë për supë dhe me siguri e keni pirë të paktën një herë në ditët e ftohta të dimrit. Supa e bërë nga zierja e eshtrave dhe indit lidhor të kafshëve, është bërë një eliksir i shëndetit për shkak të përqendrimit të lëndëve ushqyese, vitaminave dhe aminoacideve, të cilat mbështesin një mikrobiomë të shëndetshme të zorrëve.
Studime të tjera sugjerojnë që kolagjeni, xhelatina, kondroitina dhe glukozamina nga eshtrat punojnë së bashku për të reduktuar inflamacionin në nyje që shkakton artritin.
Çaj xhenxhefili
Për të qetësuar inflamacionin kronik, njomni pak rrënjë të freskët xhenxhefili në ujë të nxehtë dhe më pas pijeni. Kjo erëz është përdorur për mijëra vjet për të qetësuar shqetësimet e stomakut dhe të përzierat, por edhe për të reduktuar dhimbjet. Është një mënyrë ideale natyrale për të reduktuar dhimbjen nga nyjat te artriti. Përveç vetive anti-inflamatore, studiuesit thonë se ai vepron edhe si analgjetik.
Lëng vishnjeje
Lëngu i vishnjës është i dobishëm për uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, sepse, sipas të dhënave të studimit, mund të ulë presionin e gjakut dhe kolesterolin LDL (të keq). Një studim i vitit 2019 në revistën Nutrients sugjeron se efektet në shëndetin e zemrës në presionin e gjakut dhe kolesterolin mund t’i atribuohen pjesërisht vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore të lëngut.