Kryeministri shqiptar, Edi Rama, si dhe ai i Kosovës, Albin Kurti janë takuar sot në Mynih të Gjermanisë.
Takimi i tyre ka ndodhur në Konferencën e Sigurisë në Gjermani, shkruan lajmi.net.
Fotografinë nga takimi i tyre shumë i afërt e ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në mbishkrim, Rama ka vendosur flamujt e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.