Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka uruar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka pritur në Prizren Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku së bashku me të dhe me zyrtarë të ekzekutivit, bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
“Do ta bëjmë maksimumin për forcimin e shtetësisë së Kosovës, pasi, fal ëndrrës së pashtershme e rrugës së pandalshme të popullit tonë për pavarësi, jetojmë të barabartë me gjithë popujt e botës, në Kosovën, shtet të lirë, të pavarur e sovran!” – ka shkruar Totaj.
Postimi i tij i plotë:
𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐏𝐚𝐯𝐚𝐫ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬
Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe me zyrtarë të ekzekutivit, bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
Kontributi i UÇK-së për çlirim dhe pavarësi, sakrifica e padiskutueshme e nënave, grave e burrave të Kosovës, të cilëve u jemi mirënjohës përjetësisht, përkujtohet me nderime të larta çdo 17 shkurt.
Do ta bëjmë maksimumin për forcimin e shtetësisë së Kosovës, pasi, fal ëndrrës së pashtershme e rrugës së pandalshme të popullit tonë për pavarësi, jetojmë të barabartë me gjithë popujt e botës, në Kosovën, shtet të lirë, të pavarur e sovran!
Ky ka qenë synimi dhe ideali i dëshmorëve të kombit e ne do ta vazhdojmë me xhelozi ta ndjekim amanetin e tyre.
Lavdi heronjve të flijuar dhe heronjve të gjallë!