Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, përmes një videoje e ka uruar Kosovën me rastin e 15 vjetori të pavarësisë.
Hovenier ka thënë se ka pasur nderin që të jetë pjesë e historisë së përbashkët të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke parë hapat e mëdhenj që janë bërë gjatë këtyre 15 viteve pas pavarësisë.
Diplomati amerikan në video thotë se SHBA-ja është krenare për përkrahjen e hershme dhe të qëndrueshme që i ka dhënë Kosovës dhe për partneritetin me popullin e Kosovës.
“Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme për dhe partneritetin me popullin kosovar”, shprehet Hovenier.
“Kemi qenë me ju prej fillimi dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri”, shton tutje ambasadori Hovenier.