Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, akuzoi kryeministrin Kurti se nuk mund ta ndalë fluksin e ikjeve nga Kosova, pasi siç tha, familjen e tij e ka larguar nga vendi.
“Nuk mundet qytetari i Republikës së Kosovës t’i besojë një kryeministri i cili vendin e vet, me të cilin qeverisë, nuk e sheh të denjë për ta rritur vajzën e tij. Familjen e tij e ka ikë prej këtij vendi, prandaj nuk mundesh ti me i ndalë qytetarët e Republikës së Kosovës”.
“Një kryeministër që nuk e sheh të denjë vendin e vet për ta rritur fëmijën e tij, ai nuk mund ta ndalë fluksin e ikjeve nga Kosova”, deklaroi Musliu gjatë fjalimit të saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Pas kësaj ka reaguar Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka kërkuar që familjarët mos të përfshihen në Kuvend.