Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas raportit të së martës të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në përditësimin e fundit po ashtu bëhet e ditur për 11 raste të reja, nga 58 testime. Shtatë persona janë shëruar. 14 persona janë të shtrirë në spitale duke u trajtuar për COVID-19.
Numri i rasteve aktive është 93.
Si pasojë e COVID-19, nga fillimi i pandemisë e deri sot, jetën e kanë humbur 3206 qytetarë.