Një grua dhe vajza e saj janë sulmuar të hënën, në Veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës. njofton se nuk janë raportuar lëndime tek viktimat, përcjell lajmi.net.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti është iniciuar si sulm dhe mbetet nën hetime.
Njoftimi i plotë:
Mitrovicë Veri 13.02.2023 – 15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar atë dhe vajzën e saj, mirëpo nuk janë raportuar lëndime tek viktimat. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti iniciohet si më lart dhe mbetet nën hetime.