Partitë opozitare kanë kundërshtuar vazhdimin e seancës parlamentare deri sa veteranët e luftës së UÇK-së janë duke protestuar jashtë Kuvendit, duke kërkuar që të përfshihen në Projektligjin për Pagën Minimale.
Pasi që deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë thënë se seanca nuk duhet të vazhdohet pa u diskutuar çështja e veteranëve, kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka thirrur në takim Shefat e Grupeve Parlamentare, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë se për të mos lejuar vazhdimin e seancës, deputetët e PDK-së kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, teksa deputeti Abelard Tahiri ka shkulur mikrofonin e foltores për të mos lejuar deputetët e tjerë që të vazhdojnë diskutimin.
Opozita e ka quajtur të turpshme qasjen e Qeverisë ndaj veteranëve.