Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona si të dyshuar për therjen me vdekje të një personi, në mbrëmjen e së dielës në Fushë Kosovë.
Policia në njoftim ka thënë se personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.
“Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar:
– A.M,mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
si dhe sekuestuarimin e një arme të ftohtë (thikë),që dyshohet të jenë përdorë në rast.
Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”.