Zeynep Ela Parlak, një vajzë e cila është vetëm tre vjeç e gjysmë, u shpëtua nga rrënojat 103 orë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë jugore të hënën.
Ajo u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në Hatay dhe u dërgua në spital pasi u trajtua në vendngjarje.
Të paktën 18.342 njerëz humbën jetën dhe 74.242 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore të hënën, konfirmoi agjencia e emergjencave AFAD.
Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë goditën të hënën pjesët jugore të Turqisë me epiqendër në Kahramanmaraş, kurse ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave. /AA/