Policia e Kosovës ka arrestuar një 38 vjeçar sot në Prishtinë, i njëjti dyshohet për dhunim. Ai ishte prezantuar rrejshëm si zyrtare policor derisa ka dhunuar viktimën.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur me 10 shtator të vitit te kaluar.
Me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të denimit, pasi që ndaj tij kanë qenë 7 urdhëresa aktive nga Gjykata
Njoftimi i plotë;
Arrestohet një person i dyshuar për dhunim
Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më datë 10.09.2022.
Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.
Mbështetur në rezultatet e hetimit, personi i dyshuar: – R.S, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses (femër) e ka kryer, duke u prezantuar rrejshëm (si zyrtar policor).
Me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të denimit, pasi që ndaj tij kanë qenë 7 urdhëresa aktive nga Gjykata.