Shtatëdhjetë e nëntë orë pasi tërmetet e fuqishme goditën Turqinë jugore, sot ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë një foshnjë dyvjeçare nga rrënojat e ndërtesës së shembur.
Foshnja Mert Tatar, e cila u shpëtua nga mbeturinat e tërmetit në provincën Hatay, u dërgua në spital pas ndihmës së parë në vendngjarje.
“Numri i njerëzve që vdiqën në tërmetet e fuqishme në Turqinë jugore ka kaluar 12,000”, tha një agjenci qeveritare herët të enjten.
Agjencia turke për menaxhimin e fatkeqësive, AFAD, tha se 12,391 njerëz u vranë dhe 62,914 të tjerë u plagosën në tërmetet e së hënës me qendër në provincën Kahramanmaras.
Provinca të tjera në Turqinë jugore dhe lindore që u prekën nga tërmetet janë Gaziantep, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Diyarbakir dhe Kilis.
Më shumë se 6000 ndërtesa u shembën për shkak të tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën në më pak se 10 orë.