Përveç FSK-së, Kosova do të dërgojë edhe staf tjetër në ndihmë të Turqisë.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se në shtetin turk do të dërgohen edhe mjekë specializantë, shkruan lajmi.net.
Këtë, ai e bëri të ditur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, deri tash janë konfirmuar mbi 9 mijë viktima nga tërmetet në Siri e Turqi.
Kosova ka dërguar një grup të FSK-së së kërkim shpëtimit në ndihmë të ekipeve që po bëjnë maksimumin në shpëtimin e njerëzve që kanë mbetur nën rrënoja.