Një vajzë ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Policia e Kosovës njoftoi se rastin e ka raportuar në polici prindi i viktimës, i cili tha se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë.
Ai ka kërkuar të hetohet rasti i vajzës 20-vjeçare që kishte qenë duke u trajtuar aty.
Lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet.
Zëdhënësja Laureta Ulaj, tha se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur edhe dy vdekje të tjera të dyshimta