Janë konfirmuar mbi 1,500 njerëz të vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, pas tërmeteve më të fuqishëme që dridhen këtë rajon, të hënën.
Komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë NATO-n dhe BE-në, i kanë ofruar ndihmë qeverisë turke pas katastrofës, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të rëna.
Shifrat e fundit tregojnë për 1,504 njerëz të vdekur në të dy vendet. Rreth 5385 persona tjerë u plagosën në Turqi, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi 1089 të plagosur atje, ndërsa “Helmetat e Bardha” raportuan të paktën 419 të plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në Siri.
Një dridhje tjetër e madhe, me magnitudë 7.5 ballë, goditi Turqinë edhe pas mesditës, në orën 13:24 sipas orës lokale, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Kjo është dridhja më e madhe nga më shumë se 30 pasgoditjet e ndodhura deri më tani në Turqi, pas tërmetit shkatërrues të orëve të para të mëngjesit.