Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrvoci ka demantuar kërkesën ndaj kryetarëve të komunave nga Ministri Murati për faljen e pagesës së tatimit në pronë.
Lladrovci pas një përgjigjie të marrë nga Opinionin Ligjor nga Departamenti ligjor i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferevev thotë se falja e pagesës së tatimit në pronë është e paligjshme.
Minstri Murati, para disa ditësh ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të ju falin qyteatrëve në muajin e parë nga 100 euro për tatimin në pronë.
Ndërsa, Opinioni ligjor thotë se sipas Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në pronën e Paluajtshme, nuk autorizon komunën për falje të pagesës së tatimit në pronë.
“Ne kemi qenë të bindur, këtë tashmë e konfirmon edhe Opinioni ligjor se ne, përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për të falur pagesën e tatimit në pronë me vlerë 100 euro për qytetarët e komunës tonë, ashtu siç ka propozuar Ministri, do të ishte veprim i paligjshëm, shkruan Lladrovci.
Sipas Lladrovcit, premtimet populliste mund të duken interesante e të ëmbla për opinionin, por duhet të jenë të harmonizuara me ligjin, për të mos dalë edhe të paligjshme.