Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur në takim Koordinatoren e Departamentit të Gruas të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, znj. Mërgime Kalenderi, së bashku me disa kolege të saja dhe me nxënësit e mektebit – mësimbesimit në disa xhami të qytetit të Prizrenit
Postimi i tij i plotë:
Kisha kënaqësinë të mirëpresë sot, Koordinatoren e Departamentit të Gruas të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, znj. Mërgime Kalenderi, së bashku me disa kolege të saja dhe me nxënësit e mektebit – mësimbesimit në disa xhami të qytetit të Prizrenit.
U zhvillua një bashkëbisedim i këndshëm dhe interaktiv me fëmijët, të cilët ishin shumë kureshtar, për tu njoftuar rreth punës dhe veprimtarisë së Komunës së Prizrenit, si dhe mundësitë që në të ardhmen të organizohen më shumë aktivitete për fëmijët.
Gjatë këtij takimi, i falenderova për vizitën, duke u ofruar bashkëpunimin e Komunës, për veprimtaritë e KBI – së në Prizren, me theks të veçantë për fëmijët.