Zyrtarët e Bashkimit Evropian serish ua kanё rikujtuar autoriteteve kosovare se e kanё pёr obligim formimin e Asociacionit tё komunave me shumicё serbe nё Kosovё, konform marrëveshjeve tё arritura nё kuadёr tё dialogut.
Zëdhёnёsi i BE, Peter Stano nuk ka komentuar kushtet qё i nxori kryeministri Albin Kurti njё ditё mё parё pёr formimin e Asociacionit. Nё kёtё rrafsh ai vetёm tёrhoqi vërejtjen se janё tё domosdoshme hapat konkret nё mёnyrё qё tё çohet para procesi i dialogut mbi normalizimin e raporteve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisë.
“Unë vetëm mund të ritheksoj urgjencën që BE i kushton për të çuar përpara dialogun dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, ndёrsa formimi i Asociacionit ёshtё njё prje tyre”, ka nёnvizuar Stano nё njё pёrgjigje me shkrim për RTK.
Ai ka konfirmar se qëndrimi i Brukselit nё lidhje me formimin e Asociacionit tё komunave mё shumicё serbe nё Kosovё mbetet i pandryshuar dhe se i njëjti ёshtё përsëritur disa herё edhe publikisht. Peter Stano gjithashtu rikujton se Prishtina zyrtare mori pёrsipёr si obligim ndërkombëtar për të krijuar Asociacionin andaj edhe i takon Kosovёs qё ta zbatoj kёtё detyrim.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, numëroi disa kushte, plotësimi i të cilëve do të mundësonte shqyrtimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në një deklarim që opozita e cilësoi si ndryshim të qasjes së tij ndaj Asociacionit mes trysninë perëndimore për themelimin e tij.