Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në kuadër të vizitës në SHBA, ka takuar në Pentagon, drejtorin e Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andrew Winternitz.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se kanë diskutuar për sfidat e vazhdueshme të sigurisë me të cilat po ballafaqohet bota në përgjithësi, por edhe Ballkani Perëndimor në veçanti.
Kërcënimet direkte që vijnë nga ndikimi rus në Ballkan, kërkojnë vëmendje dhe reagim të matur e profesional shtetëror, ka shkruar Krasniqi.
“Kosova është e lumtur dhe krenare që në rrugën e fuqizimit dhe shtetndërtimit ka një aleat si SHBA-të!”, ka thënë Krasniqi.