Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku tha se pushteti i diskriminioi veteranët kur e miratoi të martën projektligjin që përcakton pagën minimale “së bashku me pakicat që gëzojnë të drejta si askush në botë”.
Klinaku tha se deputetët “vepruan edhe kundërligjshëm”.
Ai tha se kryeministri Albin Kurti nuk i dëgjoi, edhe pse tha se “kemi paralajmëruar se do ta kundërshtojmë këtë”.
“Ai mendon se duke mos bashkëpunuar me ne, si me sindikatat dhe duke mos na mbështetur e përkrahur, do të na shtrijë për toke”, tha Klinaku.
“Por ne i themi se qeveria shkon e vjen, e ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi para çdo qeverie”, tha ai.