Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i është bashkuar protestës së veteranëve që po kundërshtojnë mospërfshirjen e tyre në projektligjin e pagës minimale.
Për të shprehur kundërshtinë e tyre, shumë veteranë nga disa anë të Kosovës kanë ardhur në kryeqytet.
Partitë opozitare nuk dhanë votë për miratimin e këtij projektligji dy ditë më parë kur deputetët e pozitës e kaluan këtë projektligj. Për më tepër, ata dolën në pëkrahje të protestës. PDK dhe AAK u treguan më të ashpra në akuzat e tyre drejt Qeverisë Kurti, duke thënë se po e lënë jashtë kategorinë më të ndjeshme.