Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është deklaruar pas takimit konsultativ lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Hovenier, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’ ka falënderuar të gjitha palët pjesëmarrëse për opinionet dhe ekspertizën e tyre mbi asociacionin, shkruan Demokracia.com.
Hovenier tha se SHBA vazhdon të avokojë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.
“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, ka deklaruar Hovenier.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të partive opozitare, të institucioneve qëndrore, e të shoqërisë civile.