Sadri Ramabaja, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar një paralajmërim pak para organizimit të protestës kundër themelimit të Asociacionit.
Ramabaja ka thënë se qytetaria është garancion se Asociacioni nuk kalon.Ai e ka quajtur Asociacionin një “instrument të Beogradit”.
“Pas pak, në ora 12.00, shihemi në SHESHIN ZAHIR PAJAZITI. Qytetaria është garancioni më i mirë se BKS si instrument i Beogradit – nuk kalon”, ka thënë ai.