Një aplikacion telefonik po ua mundëson grave në Rripin e Gazës të raportojnë abuzimin në familje në mënyrë anonime.
Aplikacioni “Masahatuna” ose “Hapësirat tona” u zhvillua nga inxhinierja lokale i kompjuterëve Alaa Huthut.
“Privatësia ishte shumë e rëndësishme pasi frika është zakonisht shkaku kryesor që gratë nuk kontaktojnë apo vizitojnë qendrat”, ka thënë ajo për mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, aplikacioni lejon gratë të regjistrohen në shërbim pa dhënë emrat e tyre ose pa lënë gjurmë të kontakteve të tyre me qendrat e kujdesit në telefonat e tyre.
Gaza është shtëpia e rreth 2.3 milionë njerëzve, gati gjysma e tyre gra, sipas të dhënave palestineze. /Telegrafi/
Discussion about this post