Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar para takimit që pritet të mbahet në Ambasadën amerikane ku kryetemë është çështja e Asociacionit.
Osmani ka thënë që “gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”.
Ndryshe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot i ka thirrur në takim përfaqësues të pozitës, opozitës dhe të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.