Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku ka falënderuar punëtorët e saj për punën që po bëjnë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se largimi i tyre nga Kosova është problem kombëtar dhe se shëndetësia duhet të jetë prioritet.Abdixhiku ka thënë se punëtorëve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë me ligjin e ri të pagave.
Postimi i tij i plotë:
Punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, i falënderova për kujdesin e vazhdueshëm që po e bëjnë për qytetarët në nevojë.
Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me ligjin e ri të pagave – koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush – punëtorëve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë.
Largimi i tyre nga Kosova është bërë problem kombëtar. Shëndetësia duhet të jetë priorite