Ish-kryediplomatja, Meliza Haradinaj, ka kritikuar pozicionimin e Shqipërisë karshi situatës së krijuar në Kosovë për çështjen e Asociacionit.
Me anë të një postimi në Twitter, ajo thotë se Shqipëria do të duhej që “të paktën” të përkrahte ndërkombëtarisht Kosovën kundër Asociacionit një-etnik.
“Kaq e thjeshtë por kaq e ndërlikuar. Si përfunduam këtu?”, ka shkruajtur ajo.
Postimi i plotë i saj:
Përtej heshtjes, më e pakta që institucionet e Shqipërisë do të mund të bënin në këtë udhëkryq kombëtar është përkrahja ndërkombëtare kundër Asociacionit një-etnik & avokimi për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në Serbi. Kaq e thjeshtë por kaq e ndërlikuar. Si përfunduam këtu?.