Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër.
Rasti ka ndodhur në gusht të 2022.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ia kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër, mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.