Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për mbështetjen që Qeveria e tij thotë t’i ketë berë komunave.
Reagimi i Kurtit vjen gjatë kohës sa Ministria e Financave dhe komunave po ia drejtojnë gishtin njëra tjetrës për ndryshimin e normave të tatimit në pronë.
Kurti nuk e ka përmendur këtë, por ka shkruar për “Qeveria përkomuna dhe zhvillim rajonal gjatë vitit 2022”.
“Ndamë 1.5 milionë euro për “Programin Komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndërkomunal”, ishte një nga pikat që i përmendi Kurti.