Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka kërkuar me urgjencë që të bëhet ndryshimi i ligjit që u mundëson punëtorëve të larguar me dhunë nga regjimi i Millosheviqit t’i njihet kontributi.
Abazi ka thënë se nuk ka logjikë që këta punëtorë të diskriminohen kundrejt atyre që në vitet e 90-ta kanë punuar në sistemin okupues.
Postimi i plotë:
Kërkesa e punëtorëve për të përfshirë periudhën e punës si pjesë të kontributit gjatë viteve të 90ta kur ata janë larguar me dhunë nga vendet e punës nga regjimi i Millosheviqit, është kërkesë e drejtë dhe duhet patjetër dhe me urgjencë të bëhet ndryshimi në ligjin Nr.04/L-131, dispozita ligjore përkatësisht neni 8 paragrafi 2, i shfuqizuat nga Gjyakta Kushtetuese e Kosovës.
Nuk ka asnjë logjikë që punëtorët e larguar me dhunë nga vendi i punës të vazhdojnë të mbeten të diskriminuar kundrejt atyre që në atë kohë kanë punuar në sistemin okupues.