Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se vlera e koeficientit do të shkojë javën tjetër në Kuvend për miratim, raporton Ekonomia Online.
Ndonëse nuk tregoi se sa është vlera e koeficientit, Kusari-Lila tha se me këtë rast do të bëhet një plotësin ndryshim i projektligjit për buxheti që të jetë fiks vlera e koeficientit.
“Koeficienti besoj shumë do ta përcjellë Qeveria në Kuvend. Nëse jo këtë javë, javën tjetër do ta përcjell për ta miratuar në kandër të Projektligjit për Buxhetin. Me këtë rast do të bëhet një plotësin ndryshim i projektligjit për buxheti që të jetë fiks vlera e koeficientit, një praktik që do ta thjeshtësojë shumë punën ne trajtimin e pagave dhe koeficienteve në vitet në vijim” tha ajo.