Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar gjithë qytetarët e Kosovës në përgjithësi dhe anëtarësinë e saj në veçanti për përkrahjen dhe qetësinë e treguar deri më tani lidhur me informimin për planifikimin e atentateve ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetëve të LDK-së.
Në një postim në Facebook, LDK-ja ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë lidhur me rastin.
Në fund LDK-ja iu bëri thirrje organeve kompetente të zhvillojnë hetime të pavarura dhe të ruajnë profesionalizimin si dhe diskrecionin lidhur me këtë proces hetimor.
Postimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon gjithë qytetarët e Kosovës në përgjithësi dhe anëtarësinë e saj në veçanti për përkrahjen dhe qetësinë e treguar deri më tani lidhur me informimin për planifikimin e atentateve ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetëve të LDK-së.
Po ashtu LDK-ja falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë lidhur me këtë rast.
LDK-ja u bën thirrje organeve kompetente që, në përputhshmëri me seriozitetin e situatës, në të cilën cak potencial janë katër përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, të zhvillojnë hetime të pavarura dhe të ruajnë profesionalizmin, si dhe diskrecionin lidhur me këtë proces hetimor.