Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.
Gashi po dyshohet për veprën penale “Mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare“.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj.
“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë lidhur me kallëzimin penal kundër L.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, nga neni 430 të KPRK-së, se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, më 15 qershor 2022, ndaj personit të lartcekur ka ngritur aktin akuzues”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.