Është shpallur tematika e veshjes dhe bashkë-kryesuesit e ‘Met Gala 2023’.
Tematika e veshjes së modës ekstravaganze për vitin 2023 do të jetë ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’, duke i bërë dedikime stilistit kontrovers të modës, njoftoi Vogue, shkruan DailyMail.
Revista “Vogue” njoftoi lajmin të mërkurën në mëngjes përmes rrjeteve sociale dhe uebsajtit të saj, se tema e vitit 2023 do të jetë ‘in honor of Karl (për nder të Karlit)’.
Karl vdiq më 19 shkurt 2019 në moshën 85-vjeçare pas komplikimeve të kancerit të pankreasit.
Dizajneri i modës shërbeu si stilist krijues për markat “Chanel”, “Fendi” si dhe brendin e tij.
Ai gjithashtu ka punuar me Chloe, Patou dhe Balmain gjatë karrierës së tij në modë.
E lumtur, Dua Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se do të jetë bashk-kryesuese e eventit të rëndësishëm, ‘Met Gala 2023’.
“E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkë-kryesueset e ‘Met Gala 2023’ së bashku me Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të majit. ‘Met Gala 2023’ feston hapjen e ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’ dhe i siguron Institutit të Kostumeve burimin kryesor të financimit vjetor për ekspozita, botime, blerje, operacione dhe përmirësime kapitale”, ka shkruar Lipa në Instagram. /Telegrafi/