Emisari i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e Jashtëm të Finlandës, Pekka Haavisto. Ata kanë biseduar për procesin e dialogut.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se Finlanda ka një histori të gjatë në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe ka një interes të madh në avancimin e përpjekjeve të BE-së në këtë drejtim.
“Gjithmonë, kam kënaqësinë të diskutoj këtë çështje me Pekka Haaviston. Unë llogaris që Finlanda ta vazhdojë mbështetjen në iniciativat e dialogut”, ka thënë Lajçak, transmeton Klankosova.tv.
Ky takim është zhvilluar në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Lajçak, gjatë ditë së djeshme, u takua edhe me kryeministrin kosovar Albin Kurti, dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.