Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i zgjedhë dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për shkak të mungesës së kuorumit në votim.
Në votim morën pjesë 46 deputet, të pamjaftueshëm për emërimin e anëtarëve të KGJK-së, të paraparë me rend të ditës për seancën plenare të së mërkurës.
“Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në rendin e ditës të Kuvendit.