Trepça ’89 po i vazhdon përgatitjet për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovare, shkruan Demokracia.com.
Skuadra mitrovicase është duke u stërvitur në Shqipëri ndërsa sot ka aranzhuar edhe një ndeshje miqësore.
Ekipi i Shpëtim Idrizit do të ndeshet me Besën sfidë kjo që nis nga ora 13:00.
Trepça ’89 në pranverë synimin kryesor e ka mbetjen në elitë andaj edhe i pret një punë e madhe për ta arritur këtë.