Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës dhe dy fëmijë, pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti të fëmiljëve në periferi të Kievit, të mërkurën.
Sipas Ihor Klymenkos, shef i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nëntë nga viktimat ishin në bordin e helikopterit.
Shkaku i incidentit nuk dihet ende.
Ai ndodhi në kohën kur forcat ruse vazhdojnë përpjekjet e tyre sulmuese në qytetin e Bahmutit, në rajonin lindor të Donjeckut.
Kievi, ndëkohë, u kërkoi përsëri aleatëve të tij perëndimorë që të përshpejtonin miratimin e dërgimit të armatimit më të avancuar, duke përfshirë tanke moderne.
Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky, ishte një nga personat në bord të helikopterit. Zëvendësi i tij, Yevgeniy Yenin, dhe sekretari i shtetit, Yurii Lubkovych, gjithashtu humbën jetën në incident.
Bëhet e ditur se janë edhe 22 persona të plagosur, mes tyre 10 fëmijë.
Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se “në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm fëmijë dhe punonjës të kopshtit”.
Kuleba shtoi se ka njërëz të lënduar, por nuk dha detaje tjera.
Ekipet mjekësore, policia dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes, shtoi ai.