Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Zëvendëskryeministren e Sllovenisë Tanja Fajon.
Sipas tij, në këtë takim është theksuar miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e Sllovenisë para dhe pas luftës në Kosovë, si dhe përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës”.
“U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, rreth hapave të ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje tjera aktuale”.