Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prishtinë, në rrugën “Bajram Bahtiri”.
Policia me anë të raportit 24 orësh njofton se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb.
Është njoftuar prokurori, teksa rasti është duke u hetuar. Nuk raportohet për të arrestuar.