Qyteti i Gjilanit sot është zgjuar me lajmin e kobshëm për vdekjen e hershme të mjekut të njohur të stomatologjisë, Rasim Sefiu.
Specializanti në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare, duke lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë.
Vdekja e Sefiut erdhi në ditën e 3-vjetorit të vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu ishte mjek me nam në Gjilan.
Për lajmin e hidhur kanë reaguar edhe nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta në moshën 34 vjecare të kolegut tonë Dr.Rasim Sefiu– specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale”, thuhet në njoftim.