Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka deklaruar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, do të duhej të jepte dorëheqje.
Ajo u shpreh se deri tani krejt çka u lexua edhe nga mediat e huaja, është që shifrat dhe veprimet janë ende më të këqija se sa që është folur në fillimet e aferës lidhur me të.
“Zotëri Berishaj të paktën në kuptimin moral, qoftë edhe nëse nesër mund të dalë i pafajshëm, si ambasador i Kosovës që është, ishte dashur të japë dorëheqje. Të dorëhiqet në idenë e mosprishjes së imazhit të Kosovës, e cila po ashtu në procese politike vazhdon të ketë imazh goxha të rënduar dhe të errët”, tha Hoxha në Klan Kosova.
Sipas saj, edhe nëse Berishaj nuk e bën një gjë të tillë, mendon që është në mandatin e kryeminsitrit Kurtit dhe presidentes Osmani që ta bëjnë një veprim të tillë, të cilët, siç tha, janë përkujdesur që brenda 24 orësh t’ia bëjnë pasaportën, nënshtetësinë dhe të gjithat.